Botë
Pengjet në Rripin e Gazës, Netanjahu takohet me negociatorët e Hamasit
17.04.2025 09:43
Netanjahu ka urdhëruar ekipin e tij negociator që të vazhdojë përpjekjet për lirimin e pengjeve...

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka urdhëruar ekipin e tij negociator që të vazhdojë përpjekjet për lirimin e pengjeve të mbetura në Rripin e Gazës, ndërsa tensionet në rajon mbeten të larta dhe përpjekjet për një armëpushim përfundimtar ende nuk kanë dhënë rezultat.
Sipas një deklarate të zyrës së kryeministrit, Netanjahu zhvilloi një takim të nivelit të lartë me ekipin negociator dhe zyrtarë të sigurisë për të vlerësuar situatën aktuale dhe për të koordinuar hapat e ardhshëm në lidhje me çështjen e pengjeve.
Ndërkohë, një zyrtar i Hamasit deklaroi për Agjencinë Franceze të Lajmeve se grupi nuk ka kthyer ende përgjigje ndaj një propozimi izraelit për armëpushim. Ai gjithashtu nënvizoi se Hamasi nuk pranon të jetë pjesë e asnjë diskutimi që ka për qëllim çarmatimin e tij një kërkesë që Izraeli e ka paraqitur si kusht për përfundimin përfundimtar të luftës. Si pasojë e ofensivës ushtarake izraelite më shumë se 50.000 persona janë vrarë në territorin palestinez, shumica e tyre civilë, sipas të dhënave të autoriteteve lokale dhe organizatave ndërkombëtare.
