Botë

Lufta Ukrainë – Rusi, Marko Rubio arrin në Paris

17.04.2025 10:19

Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio, së bashku me Stiv Uitkof, të dërguarin e veçantë të presidentit Donald Trump..

Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio, së bashku me Stiv Uitkof, të  dërguarin e veçantë të presidentit Donald Trump, takohen sot në Paris për një raund të ri bisedimesh lidhur me luftën në Ukrainë, njoftoi Departamenti i Shtetit.
 
Muajt e fundit, ShBA-ja ka treguar një ngurrim për t’u koordinuar ngushtë me partnerët evropianë, por takimet e sotme sinjalizojnë një kthesë të mundshme në qasjen diplomatike të Uashingtonit. Uitkof dhe Rubio do të takojnë presidentin francez, Emanuel Makron, dhe ekipin e tij. Më vonë, sekretari amerikan i shtetit pritet të zhvillojë bisedime të përbashkëta me Lami dhe përfaqësuesit francezë dhe gjermanë, ndërsa në diskutime do të përfshihen edhe këshilltarët evropianë të sigurisë kombëtare.
 
Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se fokusi kryesor i këtyre bisedimeve do të jetë gjetja e një rruge për ndalimin e luftimeve, ndërsa Uitkof do të raportojë mbi takimin e tij të fundit me presidentin rus, Vladimir Putin. Ndërkohë, diplomatë evropianë theksuan se do t’i kërkojnë ShBA-së të rrisin presionin ndaj Rusisë për të pranuar një armëpushim pa kushte.