Maqedoni

Ministria e Bujqësisë, vitin e kaluar 5 thirrje për tokë bujqësore

17.04.2025 13:31

Gjithsej 5 thirrje publike u shpallën gjatë vitit të kaluar për ndarjen e tokës bujqësore shtetërore me një sipërfaqe mbi 3 hektarë...

Gjithsej 5 thirrje publike u shpallën gjatë vitit të kaluar për ndarjen e tokës bujqësore shtetërore me një sipërfaqe mbi 3 hektarë dhe njëherit është shpallur edhe thirrje për legalizimin e sipërfaqeve bujqësore me të mbjella. Bujqit tanimë kanë mundësi, që investimet e tyre bujqësore t’i legalizojnë, duke nënshkruar kontratë drejtpërsëdrejti me Ministrinë e Bujqësisë, bëri të ditur ministri, Tripunovski, sipas të cilit njëherë e përgjithmonë do të vendoset rend i tokës bujqësore në pronësi të shtetit. 
 
“Gjatë periudhës së kaluar pranë Ministrisë së Bujqësisë kanë arritur rreth 1.600 oferta për dhënie me qira të tokës bujqësore në pronësi të shtetit dhe kanë arritur edhe 220 oferta të tjera për legalizimin e tokës bujqësore me mbjellje shumëvjeçare. Thirrjet publike kanë qenë pa mundësi, për çfarëdo lloj selektimi dhe të njëjtat janë realizuar në të gjitha rajonet e vendit tonë, gjegjësisht është përfshirë e gjithë toka bujqësore e lirë.”, - deklaroi ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski. 
 
 Komisioni i veçantë, i cili shqyrton kërkesat, veç më ka marr vendime pozitive për rreth 930 oferta për shfrytëzimin e tokës bujqësore shtetërore dhe mbi 160 vendime të tjera pozitive për legalizimin e mbjelljeve, tha Tripunovski, duke paralajmëruar shpalljen e thirrjeve të reja për tokën bujqësore. Ai njëherit bëri të ditur se në periudhën që vjen, Ministria e Bujqësisë do të përditësojë listën e pemëve dhe perimeve që do të përfshihen në shportën e konsumatorëve, varësisht nga stina dhe periudha në të cilën piqen ato.
 
“Lista e produkteve është e madhe dhe besoj se shporta do t'i përmbajë të gjitha. Para së gjithash janë të përfaqësuara ato që prodhojmë në Maqedoni. Në përputhje me Kalendarin e Prodhimit Bimor Bujqësor, Ministria e Bujqësisë ka zhvilluar një Kalendar të veçantë se cilat pemë dhe perime piqen dhe përdoren në cilën periudhë. Kjo listë është dorëzuar në Ministrinë e Ekonomisë. Ju e dini që disa produkte të caktuara janë sezonale, kështu që do të futen në shportë gjatë periudhës së prodhimit.”, - theksoi ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski. 
 
Sa i përket dëmeve të shkaktuara bujqësore për shkak të temperaturave të ulëta, Tripunovski ka informuar se në kuadër të ministrisë është formuar komisione për vlerësimin e dëmeve. Pasi bujqit do t’i dorëzojnë raportet në këto komisione, do të konfirmohet edhe përqindja e dëmshpërblimeve.
 
REXHEP QAMILI