Maqedoni

Shoqata e barnatoreve: Të mos obligohemi për publikimin e çmimeve

17.04.2025 13:47

Shoqata e barnatoreve private në bashkëpunim me Odën e Farmacistëve nuk pajtohen me rregulloren e re të Ministrisë së Ekonomisë...

Shoqata e barnatoreve private në bashkëpunim me Odën e Farmacistëve nuk pajtohen me rregulloren e re të Ministrisë së Ekonomisë për publikimin e çmimeve në ueb faqet e barnatoreve. Kjo e zvogëlon mundësinë e dhënies së shërbimeve shëndetësore ndaj pacientëve, për shkak të kohës dhe përgjegjësive shtesë që dalin nga kjo rregullore.  
 
“Barnatoret para së gjithash janë institucione shëndetësore, në të cilat punojnë punëtorë të licencuar shëndetësorë dhe roli ynë prioritar është ofrimi i kujdesit shëndetësor ndaj pacientëve. Me miratimin e kësaj rregulloreje të re zvogëlohet mundësia që ne si punëtorë shëndetësorë të fokusohemi në veprimtarinë tonë bazë shëndetësore dhe definitivisht do të preken para së gjithash pacientët tanë.”, - deklaroi Biljana Bozhinovska nga Shoqata e barnatoreve private.
 
Nga Shoqata e barnatoreve private thonë se barnatoret nuk janë të përgatitura për ta zbatuar këtë ndryshim, për çka e kanë njoftuar edhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë. 
 
“Si anëtarësi që është në numër të madh në këtë shoqatë kemi qëndrim unik se barnatoret duhet të mos përfshihen në këtë rregullore.”, - u shpreh Biljana Bozhinovska nga Shoqata e barnatoreve private.
 
Ky problem, sipas Shoqatës së barnatoreve private, buron nga ndryshimi i shifrës në regjistrin qendror, ku barnatoret janë regjistruar si tregtarë të vegjël me produkte farmaceutike. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI