Maqedoni

Likovë, përurohet ujësjellësi i shumëpritur

17.04.2025 15:19

Prej sot banorët e komunës së Likovës furnizohen me ujë të pijshëm nga ujësjellësi...

Prej sot banorët e komunës së Likovës furnizohen me ujë të pijshëm nga ujësjellësi, i cili sot u përurua në mënyrë solemne. Bëhet fjalë për një projekt kapital të realizuar në 34 faza, e që zgjati rreth 15 vjet, ky projekt ka qenë dëshirë e kahmotshme e banorëve të kësaj komune, pasi që ndonëse të dy digat, ajo e Likovës dhe Gllazhnjës, gjenden në këtë komunë, ujërat e tyre i shfrytëzonin vetëm banorët e Kumanovës, por jo edhe të Likovës.
 
“Sot është një ditë e bekuar për  banorët e komunës së Likovës,  për arsye se afër dy digave, dy pendave, nuk kemi pasur ujë të pastër për pije, por falë Zotit dhe falë atyre që më qëndruan në krah të djathtë në çdo kohë, arritëm ta finalizojmë këtë projekt kapital në të mirë të banorëve të komunës sonë. Nga sot banorët e komunës tonë do të kenë ujë të pastër për pije dhe atë duke filluar nga fshati Likovë, Orizarë, Sllupçan, Vaksincë, Llojan, Mateç, Vishticë, Nikushtak, ndërsa për dy fshatra të tjerë jemi në proces e sipër, mjetet dhe dokumentacioni teknik janë siguruar dhe po e përmbyllim një kapitull, një padrejtësi shekullore për banorët e komunës sonë.”, - deklaroi kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi.
 
“Sot është një ditë gëzimi për këtë vend, edhe pse një kohë të gjatë jemi përpjekur e gjithë popullata e kësaj ane. Padrejtësisht u ka marr uji nga ky vend që misioni i sllavëve ka qenë që këtë vend ta shpërngulin nga këto troje, por falë gjyshërve e stërgjyshërve tanë që na edukuan e që të jemi në këtë vend dhe të veprojmë në këtë vend.”, - theksoi deputeti i zonës dhe ish-kryetari i komunës së Likovës, Sadulla Duraku.
 
Ditën e përurimit në rrjetë janë kyçur të gjitha fshatrat dhe vendbanimet, përveç dy, për të cilat janë siguruar mjetet dhe dokumentacioni teknik, andaj pritet që edhe këto dy fshatra të kyçen në afatin e paraparë.
 
FATLUM AQIFI