Ekonomi
Nga e premtja, çmimet e produkteve në ueb faqe, qytetarët të ndarë, sa u përket pritshmërive
17.04.2025 15:40
Prej nesër, të gjithë tregtarët e vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj janë të obliguar të publikojnë çmimet e produkteve në ueb faqet e tyre zyrtare....

Prej nesër, të gjithë tregtarët e vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj, përfshirë marketet ushqimore, barnatoret, si dhe dyqanet e teknikës dhe mobileve, janë të obliguar të publikojnë çmimet e produkteve në ueb faqet e tyre zyrtare. Obligimi është në përputhje me ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve, por qytetarët janë të ndarë, sa u përket pritshmërive rreth kësaj mase.
