Tetovë, përurohet Info Qendra turistike

17.04.2025 16:36

Është promovuar sot Info Qendra në afërsi të sheshit të Tetovës...

Është promovuar sot Info Qendra në afërsi të sheshit të Tetovës, ku e njëjta do t’u shërbejë turistëve të huaj për t’u orientuar në vendet turistike, që gravitojnë në Tetovë.

Kreu i Tetovës, Bilall Kasami, tha se në këtë pikë informuese do të mund të promovohen edhe artizanatet e Tetovës, por edhe piktura me motive të qytetit.

“Sot këtu në sheshin “Iliria” jemi për ta prezantuar pikën apo Info Qendrën turistike për turistët, me çka qyteti i Tetovës futet në hartën e qyteteve evropiane të turistëve, ku turistët që vizitojnë Tetovën do të mund të marrin  informata për të gjitha pikat turistike në qytet dhe në malin Sharr dhe në qendrën turistike në Kodër të Diellit. Do të ketë materiale promovuese për Tetovën, për të gjitha kapacitetet hotelierike, restorantet. Gjithashtu do të ketë mundësi të promovohen edhe produktet artizanate të Tetovës, mund të promovohen piktura me motive të Tetovës dhe bukuritë dhe peizazhet e malit Sharr.”, -  u shpreh kreu i Tetovës, Bilall Kasami.

Info Qendra në Tetovë do të jetë e hapur çdo ditë pune nga ora 08:00-18:00, tha Kasami. Ai tha se nëse do të ketë fluks të turistëve, do të riorganizohet edhe orari i punës. (Visar Sadiku, TVM2)