LSDM, akuza për hetim selektiv për tragjedinë në Koçan
LSDM-ja opozitare ka lëshuar akuza...

LSDM-ja opozitare ka lëshuar akuza për hetime selektive lidhur me tragjedinë në Koçan. Nga 59 persona nën hetim, vetëm dy janë zyrtarë aktualë, kanë deklaruar nga LSDM.
“Kaluan 30 ditë nga tragjedia në Koçan. Pas 30 ditësh është më se e qartë se hetimet për këtë ngjarje po udhëhiqen në mënyrë selektive dhe në drejtim plotësisht të gabuar. Kjo nuk është rastësisht apo për shkak të paditurisë, por e qëllimshme. Me qëllim që të mbrohen zyrtarët aktualë, funksionarë dhe komandantë, të cilët patjetër të vepronin natën tragjike, por atë nuk e kanë bërë. Deri në këto momente po zhvillohen hetime ndaj 59 personave prej të cilëve vetëm dy janë zyrtarë aktualë, ndërsa vetëm njëri është komandant në dorëheqje. Paramendoni pas nëntë muajsh në pushtetin qendrorë dhe pothuajse katër vite nga pushteti lokal i VMRO-DPMNE-së, askush nga njerëzit e tyre nuk është përgjegjës, ndërsa përgjegjës janë të gjithë zyrtarët deri në vitin 2022. Për të gjithë po zhvillohen hetime për periudhën prej vitit 2012 deri në vitin 2022.”, - deklaroi Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
