Mickoski në Emiratet e Bashkuara Arabe: Shqyrtohet mundësia për investime në RMV

17.04.2025 18:23

Mundësitë për investim të biznesmenëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe...

Mundësitë për investim të biznesmenëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vendin tonë kanë qenë temë diskutimi në takimin e kryeministrit, Hristijan Mickoski, me presidentin e Emirateve, Sheikun Mohamed Bin Rashid Al Maktoum.

Transporti, turizmi, ndërtimtaria, bujqësia dhe energjetika janë sektorët që kanë qenë në fokus të bisedimeve për tërheqjen e investitorëve.

Mickoski njoftoi projekte për zhvillimin e qendrave turistike të vendit, me theks të veçantë në Kodrën e Diellit.

“Diskutuam për projekte që janë fuqishëm të lidhura me turizmin, kuptohet këtu për perlën tonë Ohrin, pastaj për Kodrën e Diellit, si investim jashtëzakonisht i fuqishëm, e cila duhet që në vitet që pasojnë të sjellë beneficione të mëdha për ekonominë e Maqedonisë dhe për qytetarët e vendit tonë, vend ku është i nevojshëm investim i madh, për shkak të vendndodhjes së tij dhe për shkak të të gjitha bukurive gjeografike që ajo qendër turistike i disponon.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

Në takimet e mbajtura janë diskutuar edhe projekte ndërtimore për ndërtimin e objekteve të dallueshme në Shkup, por edhe në qytete të tjera të vendit. Prioritet kryesor mbetet ndërtimi i Çebrenit dhe Galishtes.

“Si proritet kryesor ato janë projektet, konkretisht hidrocentralet Çebren dhe Galioshte. Potenciali në energjetikë nuk kufizohet vetëm në ndërtimin e Çebrenit dhe Galishtes, por edhe në panele solare të reja, e kështu me radhë.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.

Në kuadër të vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe, ministrat e Punëve të Jashtme nënshkruan një Memorandum për bashkëpunim ekonomik. Lajmet e mira që kanë dalë si rezultat i kësaj marrëveshjeje, Mickoski paralajmëroi se do t’i bëjë të ditura pas kthimit në Maqedoni. (Ersan Pajaziti, TVM2)