Mega aksion anti-drogë në Ankara! Policia turke arreston 525 persona
17.04.2025 18:58
Policia e Turqisë ka arrestuar 525 persona në të gjithë Ankaranë...

Policia e Turqisë ka arrestuar 525 persona në të gjithë Ankaranë, të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike.
“Operacioni më i madh kundër drogës në historinë e vendit”, - tha Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Jerlikaja.
“Në operacion morën pjesë mijëra policë, qenë ndjekës, dronë dhe helikopterë, ndërsa cak kanë qenë më shumë se 625 objekte” tha Jerlikaja.
Sipas njoftimeve, bastisjet pasuan pas gjashtë muajsh “mbikëqyrje teknike dhe fizike” të secilit të dyshuar.
