Maqedoni
Vajgel, Kukan dhe Houit:Të mos lejohet eskalimi i mëtejshëm i situatës
11.05.2015 16:56
Eurodeputetët Ivo Vajgel, Edvard Kukan dhe Ricard Houit, ndërmjetësuesit në dialogun politik mes VMRO DPMNE-së dhe LSDM – së...

Eurodeputetët Ivo Vajgel, Edvard Kukan dhe Ricard Houit, ndërmjetësuesit në dialogun politik mes VMRO DPMNE-së dhe LSDM – së, sot reaguan për sulmin që ndodhi në Kumanovë.
Në një deklaratë të përbashkët, eurodeputetët këkrojnë që të mos lejohet eskalimi i mëtejshëm i ngjarjeve.
“Jemi thellë të shqetësuar për ngjarjet që ndodhën në Kumanovë gjatë fundjavës. Ne i gjykojmë të gjitha aktet e dhunës kundër rendit publik dhe tentimeve që të destabilizohet situata në vend. Dëshirojmë të shprehim edhe ngushëllime ndaj familjeve të personave që humbën jetën. Këto ngjarje duhet në mënyrë adekuate dhe transparente të hulumtohen në pajtueshmëri me sundimin e së drejtës dhe lusim opinionin në Maqedoni që të mos lejohet eskalim i mëtejshëm i tensioneve”, thuhet në deklaratën e përbashkët të eurodeputetëve.
Vajgel, Kukan dhe Hovit u bënë thirrje edhe liderëve politik në vend që të sillen me përgjegjësi dhe të përmbahen nga aksione dhe deklarata të cilat mund të rrënonim stabilitetin e vendit.
Sipas tyre, të gjitha akuzat për keqpërdorime do të duhet të hulumtohen dhe personat përgjegjës duhet të thirren në përgjegjësi për veprimet e tyre, me respektimin e principeve për transparencë, paanshmëri dhe prezumim të pafajësisë.
“Ne poashtu i ftojmë partnerët tanë politik të përshpejtojnë angazhimet e tyre që të inkuadrohen në dialogun poltik të nivelit të lartë,me qëllim të zgjidhjes së krizës politike në vend.Ne jemi të përgaditur që të sigurojmë përkrhajen tonë dhe lehtësimin e dialogut që do të sjell në de eskalimin e tensioneve poltike dhe zgjidhjen e problemeve të sistemit politik në Maqedoni”
Vajgl, Kukan dhe Houit shtuan se interesi i tyre i përbashkët është të shohin Maqedoninë të kthehet drejt rrugës së integrimeve euroatlantike.
FLUTURA LATIFI
