Maqedoni

Parashikimi i motit

18.04.2025 08:57

Vendi ynë do të përfshihet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike me reshje lokale shiu dhe bubullima...

Paradite moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, si dhe erë e lehtë deri mesatare juglindore. Pasdite pritet mot i ndryshueshëm me vranësira, i shoqëruar me reshje lokale shiu, e vende-vende do të ketë edhe shtrëngata.
 
Drejtoria e Meteorologjisë paralajmëron se proceset do të jenë më intensive në orët e vona të mbrëmjes dhe gjatë natës, kur në vende të caktuara do të ketë kushte të stuhishme me reshje të rrëmbyeshme shiu, shkarkime elektrike dhe erë të fortë.
 
Temperaturat minimale të mëngjesit do të lëvizin nga 6 deri në 13°C, ndërsa maksimalet ditore nga 13 deri në 24°C.
 
Në Shkup paradite do të mbajë mot stabil, me diell dhe erë të dobët deri mesatare jugore. Në fund të ditës dhe sidomos gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bubullima, ndërsa pjesë të Luginës së Shkupit rrezikohen me stuhi afatshkurtëra por intensive. Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 23°C.