Maqedoni
Ban Ki Mun: Përmbahuni nga retorika që mund të nxisë tensione
11.05.2015 17:00
Edhe Sekretari gjeneral i Kombeve të bashkuara Ban-Ki-Mun...

Edhe Sekretari gjeneral i Kombeve të bashkuara Ban-Ki-Mun, ka shprehur shqetësim për situatën e krijuar me incidentin e fundit në Kumanovë.
“Sekretari general i OKB-së , fuqishëm i përkrah thirrjet e BE-së dhe anëtarëve të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare të cilët i thërrasin qeveritarët dhe të gjithë udhëheqësit tjerë politikë që të bashkëpunojnë në mënyrë që të rikthehet stabiliteti dhe të hetohen rastet në mënyrë të plotë, objektive dhe transparente. Në këtë kohë të ndjeshme, Sekretari Gjeneral bën thirrje deri tek të gjithë të përmbahen maksimalisht dhe të mos përdorin retorikë e cila do të eskalonte tensionet edhe më shumë”, thuhet në njoftimin e Sekratarit gjeneralk të OKB-së, Ban Ki Mun.
