Maqedoni
Zaev në Kumanovë: Qeveria nuk bëri asgjë për neutralizimin e grupit
11.05.2015 17:28
Lideri i opozitës, Zoran Zaev, vizitoi sot shtëpitë e Lagjës së trimave ku gjatë fundjavës u zhvilluan luftime midis policisë dhe një grupi të armatosur.

Kryetari i LSDM-së, nga Kumanova njoftoi se ai e e ka ditur që para afro dy vjetësh, për ekzistimin e një grupi të armatosur që dëshiron destabilizimin e Maqedonisë.
Sipas Zaev, Qeveria ka gënjyer që tashmë 8 muaj e ndjek këtë grup, pasi LSDM ka fakte që grupi po ndiqej me vëmendje në të gjitha aktivitetet e tij, shumë kohë më parë, por Qeveria tanimë 20 muaj nuk ka ndërmarë asgjë për ta parandaluar .
“Kompetentët kanë mund që të veprojnë ndryshe dhe të pengojnë që të mos vij deri te ky skenar. Kryetari i shtetit as që ka qenë i informuar për seriozitetin e aksionit dhe prandaj iku në Moskë. Pyetjet që i parashtrova, mbetën pa përgjigje, përveç asaj që MPB e publikoi edhe më herët për opinion”, deklaroi Zaev në Kumanovë.
