Ndryshimet kushtetuese, VMRO: LSDM duhet të kërkojë falje, që ka gënjyer

18.04.2025 15:37

Deklarata e ministrit të Jashtëm bullgar...

Deklarata e ministrit të Jashtëm bullgar se ndryshimet kueshtetuese nuk janë kërkesa e fundit e palës bullgare vazhdon të shkaktojë përplasje politike. VMRO-PDMNE akuzon LSDM-në se ka mashtruar qytetarët, duke thënë se ndryshimet kushtetuese janë gjëja e fundit që vendi duhet ta gëlltit.

“Dimitar Kovaçevski, Bojan Mariçiqi, Bujar Osmani prej dy vitesh pretendonin se ndryshimet kushtetuese do të ishin kërkesa e fundit e Bullgarisë, edhe pse VMRO-DPMNE paralajmëroi se nuk do të ishte kështu. LSDM gënjeu me vetëdije. Atë që të gjithë e dinin dhe për çfarë paralajmëruam, tani e ka thënë vetë Bullgaria. Ministri i Jashtëm i Bullgarisë e bëri të qartë se ndryshimet kushtetuese nuk do të jenë kërkesa e fundit. Po të mos ishte VMRO-DPMNE dhe politikat e saj të menduara dhe burrështetas, LSDM do ta kishte rrënuar vendin.”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.

LSDM: VMRO të tregojë përse nuk po bën asgjë

Nga LSDM reagojnë duke thënë se Maqedonia e Veriut ka marrëveshje me BE-në, ku janë të definuara në mënyrë të qartë se çfarë dhe si duhet plotësuar.

Nga LSDM theksojnë se vendi ka kornizë negociuese, ndërsa kërkesat e reja nga Bullgaria mund të jenë në drejtim të zbatimit të reformave, që duhet t’i bëjë vendi para se të anëtarësohet në BE.

“Kërkesat e Bullgarisë mund të jenë në kuadër të procesit evropian dhe në kuadër të klasterëve saktë të përcaktuar, të cilat secili shtet i plotëson. Ato kërkesa do të jenë në dobi të procesit të reformave, që e bëjnë tani në Shqipëri.  Ajo që VMRO-DPMNE dhe Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe kryeministri Mickoski nuk bëjnë asgjë, është problem i tyre dhe duhet të pyeten për të njejtën. Në vend që të arsyetohen duhet të tregojnë se përse nuk bëjnë asgjë, sepse kishin shumë premtime. Ku janë garancitë, ku janë ndryshimet kushtetuese me afat të prolonguar, e shohim se nuk ka asgjë në atë drejtim.”, - deklaroi nënkryetarja e LSDM-së, Kristina Kostova.

Përndryshe procesi i negociatave të vendit me BE-në ka ngecur, për shkak se vendi ende nuk ka miratuar ndryshimet kueshtetuese, e cila sipas propozimit francez është kusht për nisjen e bisedimeve me BE-në. (Ersan Pajaziti, TVM2)