Kosovë, të shtunën vazhdimi i tretë i seancës konstituive

18.04.2025 16:10

Të shtunën do të bëhet tentativë e tretë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës...

Të shtunën do të bëhet tentativë e tretë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pas dy dështimeve paraprake. Por, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje nëse si parti i ka siguruar votat për miratimin e raportit për verifikimin e mandatit të deputetëve dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

 “Ajo është nesër a po?”, -  tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka dashur të komentojë dështimin e dy seancave konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ndërsa partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK, në dy seancat e kaluara ishin kundër verifikimit të mandateve, pasi sipas tyre, nuk mundet që kryeministri dhe ministrat e zgjedhur deputetë të ushtrojnë dy funksione.

Por, kryeministri Kurti dhe anëtarët e kabinetit qeveritarë kanë deklaruar se sipas Kushtetutës dhe ligjit për Qeverinë, ata duhet të vazhdojnë të jenë ushtrues të detyrës, për të mos shkaktuar vakum institucional deri në zgjedhjen e qeverisë së re. (Fitore Demolli, TVM2)