Tarifat amerikane, fuqitë ekonomike në tentim për marrëveshje

18.04.2025 17:50

Presidenti amerikan, Donald Tramp...

Presidenti amerikan, Donald Tramp, pret të arrijë një marrëveshje tregtare me fuqitë tjera ekonomike botërore. Një të tillë e ka paralajmëruar me oponentin më të madh tregtar, Kinën, megjithëse nuk ka ofruar detaje apo tregues se si do të fillonin bisedimet e dy superfuqive.

“Mendoj se do të bëjmë marrëveshje me Kinën. Patëm bisedime të mira dhe së shpejti do të kemi sërish bisedime të mira.”, - deklaroi presidenti amerikan, Donald Tramp.

Edhe Japonia do t’i nisë negociatat për tarifat me Shtetet e Bashkuara në Uashington, një nga vendet e para që testoi gatishmërinë e presidentit Tramp, për të hequr dorë nga detyrimet gjithëpërfshirëse që kanë tronditur tregjet botërore.

“Është fakt se Japonia importon vetëm rreth 10.000 automobila të prodhuar në ShBA, shumë më pak se sa eksporton Japonia në ShBA. Japonia duhet të marrë në konsideratë se çfarë mund të bëjë për të adresuar këtë çështje.”, - deklaroi ministri i Tregtisë në Japoni, Muto Joji.

“Unë i kërkova ShBA-së që të rishqyrtojë politikat e saj tarifore dhe përcolla qëndrimin e Japonisë. Bisedimet do të mbahen dy javë duke filluar nga tani. Unë  u kërkoj njerëzve që të presin me durim.”, - theksoi negociatori japonez për bisedime, Akazaua Ruosei.

Edhe BE-ja, në tentim për të tejkaluar grindjet tarifore me ShBA-në. Urën e komunikimit e ka vendosur kryeministrja e Italisë, Meloni, e cila është shprehur optimiste për një zgjidhje, duke e vlerësuar Amerikën si partnere besnike.

Sipas Agjencisë së lajmeve, Dojçe Uele, Trampi nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, nëse do ta takojë presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Lejen, e cila në emër të vendeve anëtare po negocionon për tarifat doganore,  por ka thënë se nuk e kanë problem për të arritur një marrëveshje me Evropën apo me ndokënd tjetër. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)