LPFMV, e shtuna sjellë ndeshjet e javës së 28, derbi luhet në Strugë

18.04.2025 20:21

Java e 28-të e kampionatit në Ligën e Parë...

Java e 28-të e kampionatit në Ligën e Parë do të zhvillohet të shtunën, ku të gjashtë ndeshjet do të luhen njëkohësisht në orën 16:00.

Lideri aktual, Shkëndija nuk do ta ketë aspak të lehtë në udhëtim në Gostivar, aty ku do të përballet me Besën nga Dobërdolli, derisa derbi ndeshja e kësaj jave zhvillohet buzë liqenit në Strugë, aty ku kampionët në fuqi të Struga Trim Lum do të mirëpresin Gostivarin.

Ekipi strugan e kishte eliminuar këtë skuadër nga ndeshjet e Kupës, mirëpo nesër do të kërkoj fitoren e parë këtë edicion në kampionat.

Fitoren e parë pas 6 ndeshjeve, do të kërkojë edhe FC Shkupi, që në Çair do të mirëpret skuadrën e papërshtatshme të Sileksit.

Buzë liqenit, këtë herë në Ohër do të jemi protagonistë edhe të një derbi tjetër, mirëpo këtë herë për mbijetesë, midis Voska Sport dhe Vardarit, derisa në dy ndeshjet tjera të javës, Rabotniçki do të përballet me Pelisterin, ndërkohë Tikveshi do të presë në shtëpi skuadrën e AP Brera.

LPFMV | Java 28

Struga Trim Lum

19.04 (16:00h)

Gostivari

Besa Dobërdoll

19.04 (16:00h)

Shkëndija

Voska Sport

19.04 (16:00h)

Vardari

Rabotniçki

19.04 (16:00h)

Pelisteri

Tikveshi

19.04 (16:00h)

AP Brera

FC Shkupi

19.04 (16:00h)

Sileksi