Maqedoni
Kamerat e sigurisë “Safe City” Toshkovski: Përgatisim kornizën ligjore
19.04.2025 14:24
Kamerat e sigurisë të parashikuara në projektin “Safe City” janë ato të cilat autoritet shpresojnë...

Kamerat e sigurisë të parashikuara në projektin “Safe City” janë ato të cilat autoritet shpresojnë se përmes tyre do të zvoglohet numri i aksidenteve në trafik.
Toshkovski thotë se me regjistrimin e shkelësve të rregullave në trafik dhe shqiptimin e mënjëherëshëm të gjobave në adresat e shkelësve do të mund të përforcohet jo vetëm siguria e qytetarëve në komunikacion dhe numri i aksidenteve dhe i viktimave, por edhe të zvoglohen edhe të gjitha llojet e krimit në vend.
“Javën e kaluar një pjesë e dispozitave ligjore që duhet të miratohen, e që janë të domosdoshme për zbatimin e projektit “Safe City” janë vendosur në ENER dhe shpresojë se në të ardhmen me një qasje gjithpërfshirëse si në aspekt të legjislacionit, modernizimit të infrastrukturës rrugore dhe përmes programit për prevenim do të kemi numër më të vogël të viktimave në trafik”, u shpreh ministri i punëve të brendshme Pançe Toshkovski.
Parashikimet e autoriteteve të MPB - së janë që të gjitha kamerat e sigurisë në Shkup, Kumanovë dhe në Tetovë të vendosen në funksion deri në fund të këtij viti.
Aktualisht është duke punuar në instalimin e tyre, përditësimin e sistemit dhe rregullimin e procedures për mbrojtjen e të dhënave personale.
REXHEP QAMILI
