Maqedoni

Mesazhe për paqe dhe unitet, besimtarët ortodoksë dhe katolik gati për pashkët

19.04.2025 14:43

Besimtarët ortodoksë dhe ata katolik janë duke i bërë përgaditjet e fundit...

Besimtarët ortodoksë dhe ata katolik janë duke i bërë përgaditjet e fundit për të festuar këtë vit pashkët në të njëtën ditë, 20 prill. Një rastësi e cila nuk ndodh shpesh, pasi që kisha lindore dhe perendimore përdorin kalendarë të ndryshëm, respektivisht kalendarin Julian dhe atë Gregorian, por këtë vit datat e tyre përputhen.
 
Qytetarët të bashkuar si asnjëherë më parë kryejnë ritualet fetare në prag të pashkëve duke ndezur qirinj, dhe duke u lutur për mirëqenie dhe paqë. 
 
“Dita më e trisht, është një ditë para Ringjalljes e Jezu Krishtit,pra sot, ku të gjithë duhet të jemi të mërziturpër një njeri i cili bëri gjithçka për ne, ndërsa ne duke ardhur nëpër kishat, duke ndezur qirinj dhe duke i respektuar rregullat fetare të krishtërizmit japinrespektin tonë për atë”, u shpreh qytetari. 
 
“Jemi në pritje të festës sonë pashkët, Ringjalja e Jezu Krishtit, kthimi nga të vdekurit”, theksoi qytetari.
 
“Të gjithë ne duhet të bashkohemi dhe të kremtojnë festën tonë më të madhe. Shpresojmë për besim, shpresë dhe mirëqenien më të mirë”, u shpreh qytetari.
 
Krerët fetarë katolik dhe ortodoks ftojnë besimtarët të zbulojnë preardhjen e tyre të përbashkët fetare dhe i ftojnë ata për unitet. 
 
“Pashkët i takojnë Jezu Krishtit. Kisha katolike është e gatshme të pranojë datë ku të gjithë do të pajtohen. Papa thekson se ky vit jubilar po përputhet me 1.700 vjetorin të tubimit në Nikej, i cili është simbol i besimit dhe i tejkalon dallimet dhe ndarjet. T’i zbulojmë sërish rrënjat e përbashkëta të fesë, të ruajmë unitetin,sepse ky përvjetor nuk është vetëm historik dhe kujtim i tubimit në Nikej, por edhe obligim për krishterët e sotëm”, theksoi Ipeshkvi i Shkupit dhe dioqezës së Strumicës dhe Shkupit, Kiril Stojanov.
 
“Para 2000 vitesh, pas vuajtjeve të mëdha të krishtit, pas kryqezimit të tij,kur në mëngjesin e hershëm  gratë paqedashëse sipas traditës shkuan ta ledhatojnë trupin e tij, duke e gjetur gurin e varit të tij të tërhequr anësh dhe varin e tij të zbrazur, në ato çaste para tyre është paraqitur engjuli i ndritur dhe kur kanë dëgjuar lajmin më shpresëdhënës në histori. Mos u frikësoheni, ju e kërkoni Jezus Krishtin, por ai u ringjall. Kjo e vërtetë mbi të gjitha të vërtetat për të gjitha kohrat dhe popujt dhe breza e ardhshëm e solli gëzimin mbi të gjitha gëzimet. Jezu Krishti u ringjall dhe e fitojë vdekjen ku ai i hapi dyert e parajsës”, u shpreh kryepeshkopi i kishës ortodokse z.z. Stefan.
 
Dy festat më të rëndësishme në krishterim janë Krishtlindjet dhe Pashkët, dita e lindjes dhe dita e ringjalljes së Jezu Krishtit. Data e Krishtlindjes është fikse – është 25 dhjetori, si në kalendarin Julian ashtu edhe në atë Gregorian.
 
Nga ana tjetër, Pashka bie në një datë të ndryshme çdo vit. Edhe pse festohet gjithmonë të dielën, rregullat për përcaktimin e datës së kësaj feste përfshijnë astronominë, matematikën dhe traditën e kishës shekullore.
 
REXHEP QAMILI