Botë
Lufta Rusi - Ukrainë, javën tjetër negociatat për paqe
19.04.2025 16:33
Ushtria ruse ka vazhduar bombardimin e rajonit të rrethuar ukrainas të Harkivit dhe Dnjipër...
Ushtria ruse ka vazhduar bombardimin e rajonit të rrethuar ukrainas të Harkivit dhe Dnjipër. Forcat Ajrore e Ukrainës kanë njfotuar se Rusia ka lëshuar 8 raketa dhe 87 dronë brenda 20 orëve të fundit duke shkaktuar dëme në pesë rajone në tërë vendin.
Mediat botërore shkruajnë se njësia e mbrojtjes ajrore të ukrainës ka arritur të rrëzojnë reth 33 dronë, teksa 36 dronë të tjerë ishin ridrejtuar përmes pajisjeve. Regjistrohen të vdekur, të lënduar dhe dëme të mëdha në rajonet jugore, verilindore të Ukrainës.
“Fëmijën e pata në krah dhe të zbathur, gjatë bombardimeve të fundit fatmirësisht jemi mirë, kaluam vetëm me lëndime”, u shpreh banorja e Dnjepërit.
“Kur erdha në mëngjes pash se gjithçka për rreth ishte e shkatruar, mirëpo do të jetë mire. Do ta pastrojmë dhe do të ndërtojmë përseri”, theksoi banori i Dnjepërit.
Presidenti i ShBA-së Donald Trump e kërcenoi Rusisë se në qoftë se nuk i pranon kushtet e armëpushimit të përshkruara në propozimin e ri amerkin do t’i vendosë përseri Rusisë sanksione.
“Nuk është përcaktuar afati i saktë kohor, mirëpo shpresojmë se do të arrihet marrëveshje sa më parë për armëpushim dhe dëshirojë të përfundojë lufta. Ne këtu flasim për humbje jetësh, të tjerët dëshirojmë t’i shpëtojmë. Nëse të dy anët janë budallej ne do të tërhiqemi, mirëpo shpresojmë se këtë gjë nuk do ta bëjë tani sepse kemi mundësi të mirë për të zgjidhur problemin”, u shpreh Presidenti i ShBA-së Donald Trump.
Negociatat për armpushim tëluftës Rusi - Ukrainë janë caktuar javën e ardhshme në Londër. Autortetet e Ukrainas vlerësojnë se armpushimi i plotë është i mundur, pasi që ministri ukrainas i mbrojtës Rustem Umerov u tha zyrtareve amerkinaë se Kievi është 90 për qind dakord me planin e paqes të presidentit amerikan, Donald Trump të paraqitur në Paris këtë javë.
REXHEP QAMILI
