Botë

Rusia sulme në Ukrainë edhe gjatë armëpushimit, vritet një 58-vjeçar

20.04.2025 13:16

Ushtria ruse nisi një sulm me dron në rajonin jugor të Khersonit mbrëmë...

Ushtria ruse nisi një sulm me dron në rajonin jugor të Khersonit mbrëmë, duke vrarë një burrë 58-vjeçar, pavarësisht shpalljes së armëpushimit të Pashkëve nga Presidenti Vladimir Putin.

Kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleksandr Prokudin, konfirmoi sulmin. “Është bërë e ditur për vdekjen e një burri të lindur në vitin 1967, i cili u godit dje nga një sulm i përbashkët armik në Stanislav”, tha Prokudin.

Ngushëllimet e mia për familjen dhe miqtë”. Sulmi ndodhi rreth orës 19:00 me orën lokale, një orë pas fillimit të armëpushimit.