Maqedoni
Dita e Pashkës, krerët e shtetit urojnë festën
20.04.2025 16:04
Krerët e lartë të shtetit dhe zyrtarë kanë uruar të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoks...

Krerët e lartë të shtetit dhe zyrtarë kanë uruar të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoks dhe krerët e kishave në vend, festën e kremtimit të ditës së Pashkës. Presidentja e Shtetit Gordana Siljanovska - Davkova në mesazhin e saj uroi që Pashkët të sjellin ngushëllim, urtësi, humanizëm, unitet dhe respektë të ndërjellë për të gjithë.
“Ngjallja e Krishtit, si gur themeli i besimit, ka qenë simbol i jetës për çdo krishterë për dy mijëvjet, duke na frymëzuar të kultivojmë besimin dhe shpresën dhe duke kultivuar dashurinë ndaj kujdo dhe ku do. Ringjallja e Krishtit, si shtyllë e fesë, le të jetë nxitje për solidaritet, mirësi dhe bashkim. Bëjë thirrje për humanizëm dhe mbështetje të ndërsjellë, veçanërisht në një kohë kur vendi, është përballur me një tragjedi të paprecedentë”, shkruan Presidentja Siljanovska - Davkova.
Kryeparlamentari Afrim Gashi në urimin e tij të dërguar besimtarëve tha se festa e Pashkës është simbol i shpresës, ripërtëritjes shpirtërore duke vlerësuar se vlerat e përbashkëta janë thelbësore për përparimin e shoqerisë.
“Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ju uroj festat e Pashkëve. Mesazhi i pashkëve është një mundësi për t’u kujtuar sërish se vlerat e përbashkëta si respekti i ndërsjellë, solidariteti dhe mirësia njerëzore janë thelbësore për përparimin e çdo shoqërie”, thotë Gashi në urimin e tij.
Besimi tek Zoti dhe kujdesi për të afërmit nuk janë vetëm përcaktime personale, por themele për të ndërtuar një shoqërie të fortë dhe të përgjegjshme, tha kryeministri Hristijan Mickoski në mesazhin e tij të drëguar me rastin e festës. Dita e Ringjalljes duhet të jetë udhërrfyes në përpjeket e përbashkëta për ndërtimin e një shoqeri të drejt dhe humane, tha ai.
“Jetojmë në kohë të vështira, plot sfida dhe tundime, dhe jam plotësisht i vetëdijshëm se shumë prej qytetarëve tanë përballen me të njëjtat probleme dhe brenga. Dua të theksoj se ne, të gjithë së bashku, duhet të punojmë për përparimin dhe mirëqenien e çdo njeriu, dhe ky rrugëtim për të siguruar të ardhme nuk është aspak i lehtë, por unë jam i vendosur fort dhe pa lëkundje që së bashku ta përshkojmë deri në fund. Së bashku t’i ndryshojmë gjërat, të luftojmë kundër pasigurisë, kundër goditjeve që synojnë të na lëkundin, dhe të qëndrojmë pas vlerave në të cilat besojmë” tha Mickoski në urimin e tij.
Me rastin e festës së madhe të krishterë të Ngjalljes së Krishtit - Pashkëve edhe zyrtar të tjerë kanë dërguar mesazhe duke uruar shëndet, gëzime, mbarësi dhe ditë më të mira të gjithë besimtarëve ortodoks dhe katolikë.
REXHEP QAMILI
