Botë

Ukraina pret edhe një pashkë në luftë, Zelenski kërkon ndihmën e zotit

20.04.2025 16:45

Me rastin e festës së Pashkëve Rusia dhe Ukraina shpallën armëpushim disa orësh...

Me rastin e festës së Pashkëve Rusia dhe Ukraina shpallën armëpushim disa orësh, mirëpo edhe gjatë kësaj dite nuk munguan akuzat e ndërsjella se njëra prej tyre nuk respekton marrëveshjen. Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski duke qëndruar përpara kishës kryesore të Kievit, tha se homologu i tij Putin, nuk ka respektuar marrëveshjen.
 
Sipas tij të shtunën në mbrëmje ka pasur qindar raste të bombardimeve, ndërsa herët në mëngjes forcat ukraines raportuan 59 raste të bombardimeve dhe pesë tentative sulmi përgjatë vijës së frontit. 
 
Zelenski u kërkoi qytetarëve të mos heqin dorë nga shpresa se paqja do të kthehet në vendin e tyre dhe të këmbëngulin për të kapërcyer rrugën e vështirë të luftës në të cilën ata kanë udhëtuar prej 1.152 ditësh. 
 
“Sot është një ditë shumë e veçantë, një ditë që e presim gjithmonë me padurim, një ditë e festuar nga miliona njerëz, Pashkët. Një ditë që është një rreze drite, veçanërisht e ndritshme dhe e fortë në kohët kur retë e errëta përpiqen të mbulojnë qiellin tonë. Një ditë që na jep të gjithëve shpresë dhe na kujton: e keqja ka orën e saj, por Zoti do të ketë ditën e Tij”, u shpreh presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski
 
Putin: Jemi të gatshëm për armëpushim
 
Presidenti rus Vladimir Putin përsëriti se Moska është e gatshme të zgjasë armëpushimin. E mirëpret propozimin e ri amerikan për të ulur dhe negociuar për armëpushim, por në asnjë moment tha ai nuk mund ti besohet Ukrainës.
 
“Vendimi ynë për armpushimi gjatë festës së Pashkëve do të tregojë  qartë se sa është i gatshëm  dhe i sinqertë edhe regjimi i Kievit për të pasur paqe. Ne e dijmë se edhe më herët ata nuk respektuan marrëveshjen për armpushim. Janë të mirëseardhur tentimet e Presidentit Trump, të miqëve të Kinës, Presidentit Shi dhe vendeve të Briks, mirëpo duhet të kemi kujdes ndaj hapave të Kievit”, theksoi presidenti rus Vladimir Putin.
 
Por pavarësisht kësaj, qytetarët ukrainas nuk i besojnë Putinit. Konsiderojnë se armëpushimin gjatë Pashkëve do të shfrytëzohet për  rigrupimin e trupave ruse për të sulmuar Ukrainën.
 
“Vetëm Trump i beson Putinit. Askush tjetër nuk provokon, prëveç se Putini. Kur trupat ruse do të largohen nga Ukraina, nuk do të ketë luftë”, u shpreh qytetari ukrainas.
 
“Ne jetojmë në Harkov, u kthyem para tre vitesh dhe është më së e qartë se Rusisë nuk mund ti besohet. Armpushimin nuk do të ndodh”, theksoi qytetarja ukrainase.
 
“Unë jam nga Donjesk, Putini përqesh dhe përbuzë popullin ukrainas, ai na detyron të dorëzohemi”, u shpreh qytetarja ukrainase.
 
Edhe në vitin 2023 u bënën përpjekje që gjatë festës së Pashkëve të kishte një armëpushim, por edhe atëherë si tani, përpjeket pjesërisht dështuan.  
 
REXHEP QAMILI