Botë

Gazë, janë vrarë mbi 44 palestinezë

20.04.2025 17:31

Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë të paktën 44 palestinezë të tjerë në 24 orët e fundit...

Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë të paktën 44 palestinezë të tjerë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga lufta gjenocidale e Izraelit që nga tetori i vitit 2023 në të paktën 51.201, transmeton Anadolu.
 
Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se 145 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve izraelite dhe janë transferuar në spitale, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në të paktën 116.869.
 
“Shumë viktima akoma janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ato”, tha ministria.