Botë

Masakër në Ekuador, të paktën 12 të vrarë

20.04.2025 17:54

Një tjetër akt brutal dhune ka tronditur Ekuadorin, ku persona të armatosur...

Një tjetër akt brutal dhune ka tronditur Ekuadorin, ku persona të armatosur, të veshur me uniforma ushtarake dhe me fytyra të mbuluara, hapën zjarr ndaj një grupi njerëzish që ishin mbledhur për të parë një përleshje gjelash. 
 
Sulmi ndodhi rreth mesnatës në një zonë rurale, në kufirin mes provincave Manaví dhe Santo Domingo, në veriperëndim të vendit. Sipas autoriteteve lokale, të paktën 12 persona mbetën të vrarë në vendngjarje, ndërsa disa të tjerë janë plagosur. Numri i saktë i të lënduarve ende nuk është bërë publik.
 
Policia e përshkroi sulmin si një “masakër e koordinuar”, duke theksuar se agresorët përdorën armë të gjata automatike dhe operuan në mënyrë profesionale, çka shton dyshimet se pas ngjarjes qëndrojnë grupime kriminale të lidhura me bandat e drogës.