Botë
Vrasja e dy personave në Gjermani, policia nis operacionin për kapjen e autorit
20.04.2025 18:17
Policia gjermane ka nisur një operacion të madh për gjetjen e një apo më shumë sulmuesve të armatosur...

Policia gjermane ka nisur një operacion të madh për gjetjen e një apo më shumë sulmuesve të armatosur, të cilët vranë dy persona në qytezën e Bad Nauheim, një ditë më parë.
Sipas një njoftimi të policisë, trupat e viktimave, të dy të vrarë me armë zjarri, u gjetën para një adrese banimi në këtë qytet të vogël, i cili ndodhet 25 kilometra në veri të Frankfurtit. Viktimat janë zbuluar pasdite të shtunën dhe ende nuk janë zbuluar detaje të tjera rreth identitetit të tyre.
Policia ka angazhuar një forcë të madhe policore, që përfshin edhe oficerë civilë, forca speciale, si dhe helikopterë, për të gjetur sulmuesit dhe zbardhur motivin e këtij krimi të rëndë.
