Shuhet në moshën 88-vjeçare Papa Françesku
Papa Françesku ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare...

Papa Françesku ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, ka njoftuar Vatikani. Papa ndodhej në Romë, në Casa Santa Marta, ku ishte transferuar pas shtrimit në spitalin “Gemelli”. Ditën e djeshme, të dielën e Pashkëve, ai kishte dashur të merrte pjesë në kremtimet e meshës dhe ishte shfaqur në lozhën e Shën Pjetrit për bekimin Urbi et Orbi.
Papa, i cili ishte peshkop i Romës dhe kreu i Kishës Katolike, u bë Papë në vitin 2013, pasi paraardhësi i tij, Benedikti XVI, dha dorëheqjen.
Vitet e fundit, papati i tij ishte shënuar nga disa vizita spitalore dhe shqetësime për shëndetin e tij.
Më 14 shkurt, Papa u shtrua në spital për trajtimin e bronkitit.
Françesku mblodhi Sinodin mbi Sinodalitetin, që u përshkrua si kulmi i papatit të tij dhe ngjarja më e rëndësishme në Kishën Katolike që nga Këshilli i Dytë i Vatikanit.
Papa Françesku ka shkruar një sërë librash, enciklikash dhe tekste të tjera.
