Sulme ajrore në Ukrainë, përfundoi armëpushimi i përkohshëm
Ukraina ka lëshuar alarme...

Ukraina ka lëshuar alarme për sulm ajror për Kievin dhe gjysmën lindore të vendit, ndërsa shpërthimet tronditën qytetin e Mykolaivit të hënën herët, disa orë pasi “armëpushimi” njëditor i Pashkëve, i shpallur nga Vladimir Putini, përfundoi.
Volodimir Zelenski hodhi poshtë deklaratën e njëanshme të armëpushimit të Pashkëve të presidentit rus si një i rremë dhe tha se trupat ruse kishin vazhduar sulmet e tyre me dron dhe artileri në shumë pjesë të vijës së frontit të dielën. Ndërkohë, Putini urdhëroi ndalimin e të gjitha aktiviteteve ushtarake përgjatë vijës së frontit vetëm për Pashkë.
Ai nuk dha urdhër për ta zgjatur atë. Disa rajone në Ukrainën lindore ishin nën alarme për sulm ajror duke filluar disa minuta pas mesnatës së të hënës, sipas të dhënave nga forcat ajrore ukrainase, me alarmet që shtriheshin gradualisht drejt rajoneve qendrore të vendit.
“Shpërthimet tronditën qytetin port ukrainas të Mykolaivit.”, tha kryebashkiaku Oleksandr Senkevich.
Ndryshe, forcat ukrainase raportuan gati 3.000 shkelje të armëpushimit të Rusisë me sulmet dhe granatimet më të rënda të parë përgjatë pjesës së Pokrovskit të vijës së frontit. Donald Trampi, duke shpresuar për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme paqeje, dha një notë optimiste të dielën, duke thënë se “shpresojmë” që të dy palët të bëjnë një marrëveshje “këtë javë” për t’i dhënë fund konfliktit.
