AUV bën 617 kontrolle të jashtëzakonshme, asgjësohen 1.740 kg ushqime të pasigurta

21.04.2025 16:32

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë...

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se para festave të Pashkëve ka kryer gjithsej 617 kontrolle të jashtëzakonshme tek 16 operatorë.

Nga kontrollet u konstatua se kërkesat higjienike për sigurinë ushqimore dhe kushtet teknike në ambiente ishin të pakënaqshme, ndërsa si pasojë janë asgjësuar 1.740 kilogramë ushqime të pasigurta.

"4 prej operatorëve nuk kanë kryer kontrolle të detyrueshme shëndetësore të punonjësve ose kanë pasur karta shëndetësore të skaduara. Pesë nga operatorët nuk ishin të regjistruar si operatorë të ushqimit në AUV dhe tetë u gjetën se kishin produkte të etiketuara në mënyrë jo të duhur. Për mospërputhjet e konstatuara ndërmjet kategorive të ndryshme të operatorëve ushqimorë, janë shqiptuar 44 vendime për heqjen e tyre. Për lëshimin e  ushqimeve të pasigurta në treg dhe konstatimin e mospërputhjeve në përmasa më të mëdha janë shqiptuar 30 gjoba në vlerë prej 25.400 euro në kundërvlerë denarë. 1.740 kilogramë ushqime të pasigurta u shkatërruan në mënyrë të padëmshme.”, njoftojnë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Ata informojnë qytetarët që çdo mospërputhje në lidhje me sigurinë e ushqimit ta raportojnë në Agjenci. Për kontroll të ngjashëm në prag të festave të Pashkëve nga Agjencia kanë raportuar edhe ditë më parë. (Florije Kamberi, TVM2)