Ndahet nga jeta Papa Françesku, fillojnë përgatitjet për ceremoninë mortore
Papa Françesku, kreu i parë i Kishës Katolike Romake nga Amerika Latine...

Papa Françesku, kreu i parë i Kishës Katolike Romake nga Amerika Latine, vdiq sot në moshën 88-vjeçare. Ai ishte Papa i 266-të i Kishës Katolike Romake, i pari nga Amerika, jezuiti i parë dhe papa i parë i lindur jashtë Evropës në më shumë se një mijëvjeçar.
Kjo periudhë pa njeriun e parë në frontin kryesor nënkupton se bota do të jetë pa kompetencat e Papës, sepse sipas rregullores, kompetencat e Papës nuk transferohen te dikush tjetër.
Por, me Kishën Katolike do të udhëheqë Këshilli i Kishës. Papa ndërroi jetë në mëngjesin e sotëm, por 5 javë ishte i shtrirë në spital, për shkak të pneumonisë së rëndë.
“Këtë mëngjes në orën 07:35, peshkopi i Romës Françesku u kthye në shtëpinë e Atit. E gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së tij. Ai na mësoi të jetojmë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në favor të më të varfërve dhe më të margjinalizuarve, si një shembull i shpirtit të mirënjohjes së tij të vërtetë të Papës. Zot Triuni.”, - u shpreh Pater Vinko Maslach nga Kisha Katolike.
Ai lindi më 17 dhjetor 1936 në Buenos Aires, kryeqyteti i Argjentinës. Shëndeti i Papa Françeskut ka qenë i brishtë vitet e fundit. Më 14 shkurt 2025 ai u shtrua në Poliklinikën “Gemelli” në Romë.
“Kemi zbrazëtirë të madhe në zemrat tona, do të na mungojë.”, - tha një qytetar.
“Isha në shok kur e mora lajmin, herën e fundit kur e pashë, ishte keq.”, - u shpreh një qytetare.
Kisha katolike është në pritje të tymit të bardhë, e cila lë të kuptohet se është i emëruar Papa i ri. Përzgjedhja e re do të bëhet 9 ditë pasi të bëhet varrimi i Papa Françeskut. Kjo mbledhje e mbyllur zgjat 5 ditë, ku kardinalët e Kishave Katolike nëpër botë flasin për gjendjen financiare dhe për sfidat tjera. (Fitim Kryeziu, TVM2)
