Komunikacioni në vend, një orë pritje në “Tabanoc” dhe “Bogorodicë”
22.04.2025 09:34
Në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodic"...

Në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodic” koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një orë. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
