Plan i ri i armëpushimit Izrael-Gazë, propozohet nga Katari dhe Egjipti

22.04.2025 10:43

Ndërmjetësit e Katarit dhe Egjiptit...

Ndërmjetësit e Katarit dhe Egjiptit kanë propozuar një formulë të re për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Parashikohet   një armëpushim që zgjat nga pesë deri në shtatë vjet, lirimin e të gjithë pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite, një fund formal të luftës dhe një tërheqje të plotë izraelite nga Gaza.

Një delegacion i lartë i Hamasit do të mbërrinte në Kajro për konsultime.Armëpushimi i fundit u “rrëzua” një muaj më parë kur Izraeli rifilloi bombardimin e Gazës, me të dyja palët që fajësuan njëra-tjetrën për dështimin për të vazhduar.

Ndërsa Izraeli vazhdon me ofensivën e tij, bisedimet do të zhvillohen në Kajro me Hamasin, të përfaqësuar në një nivel të lartë nga kreu i këshillit politik të tij, Mohammed Darëish, dhe negociatori kryesor Khalil al-Hayya.

Të shtunën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se nuk do t’i jepte fund luftës përpara se Hamasi të shkatërrohej dhe të gjithë pengjet të ktheheshin.

Në anën tjetër, Hamasi i ka kërkuar Izraelit të angazhohet për t’i dhënë fund luftës përpara se të lirohen pengjet.