Të shtunën, ceremonia mortore e Papa Françeskut

22.04.2025 11:16

Me largimin nga jeta të Papa Françeskut...

Me largimin nga jeta të Papa Françeskut, Kisha Katolike Romake organizon një sërë ritualesh që janë gati të pandryshueshme prej shekujsh.Ritet e zisë zgjasin 9 ditë.  Sipas mediave italiane me shumë gjasa funerali do të zhvillohet ditën e shtunë.

Ndryshe nga paraardhësit, Papa Françesku ka thyer disa nga rregullat e vjetra, duke përfshirë mënyrën dhe vendin e varrimit.

Në testametin që Ati i Shenjtë ka hartuar më 29 Qershor të vitit 2022, ai ka kërkuar që të mos prehet në Kriptën e Bazilikës së Shën Pjetrit, por në kishën e Shën Marisë në Romë, duke u bërë Papa i parë në më shumë se një shekull që do të varroset jashtë Vatikanit.Gjithashtu, ai ka kërkuar një ceremoni të thjeshtë.

Papët varrosen tradicionalisht në një arkivol prej druri selvi të mbyllur dhe më pas mbulohen me një kuti pishe të jashtme.

Papa Françesku ka zgjedhur një arkivol të thjeshtë prej druri. Pritet që në ceremoninë mortore të Papa Françeskut të jenë të pranishëm shumë nga liderët botërorë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka qenë i pari që konfirmuar pjesëmarrjen e tij së bashku me bashkëshorten.

Trupi i Atit të Shenjtë do të vendoset në Bazilikën e Shën Pjetrit ku do të mbahen homazhet disa ditore nga qindra mijëra besimtarë.

Forcat e rendit kanë marrë msa të shtuara sigurie, pasi në këto ditë pritet që mbi 500 mijë persona të kryejnë homazhe ne Vatikan për nder të Papa Françeskut.