Gjykimi për zjarrin në spitalin modular, përfundojnë procedurat dëshmuese
Kanë përfunduar procedurat dëshmuese...

Kanë përfunduar procedurat dëshmuese në rigjykimin e të pandehurve Florin Besimi dhe Artan Etemi dhe IShP Spitali Klinik Tetovë, si person juridik, të cilët akuzohen për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë publike”, në lidhje me zjarrin që shpërtheu në spitalin modular në Tetovë më 8 shtator 2021.
Gjyqtari Rexhep Musa konkludoi se procedura e dëshmive kishte përfunduar. Ai pyeti të gjitha palët në proces nëse seanca mund të vazhdojë me fjalët përfundimtare.
Avokati Ilço Gavrovski, mbrojtës i të pandehurit Besimi, kërkoi që mbrojtja të marrë transkriptin e provave elektronike, gjë që gjykata e refuzoi.
Gjyqtari arsyetoi se të njëjtat prova elektronike tashmë ishin riprodhuar më 18 mars 2025 dhe një kërkesë shtesë për lëshimin e transkriptit të provave të tilla është në kundërshtim me parimin e procedurës efikase dhe ekonomike.
Me kërkesë të mbrojtësve dhe me pëlqimin e avokatëve të të dëmtuarve dhe Prokurorisë, gjykata caktoi fjalën përfundimtare që të jepet më datë 12 maj, duke filluar nga ora 10:00.
