Botë

Funerali i Papës, Zelensky dhe Macron njoftojnë pjesëmarrjen e tyre

22.04.2025 12:06

Presidenti francez dhe homologu i tij ukrainas kanë njoftuar se do të marrin pjesë në varrimin e Papa Françeskut...

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky kanë njoftuar se do të marrin pjesë në varrimin e Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë mëngjesin e ditës së djeshme.
 
“Ne do të marrim pjesë në funeralin e Papës, siç duhet të ndodhë”, tha presidenti francez nga ishulli Reunion.
 
Në të njëjtën kohë, qeveria ukrainase i tha Agence France-Presse: “Presidenca po pret datën e funeralit të Papës dhe po përgatit vizitën e presidentit në Romë për t’i dhënë lamtumirën Papës”.
 
Vatikani pritet të shpallë datën e funeralit të martën.
 
Megjithatë, sipas raportimeve të mediave italiane, ka të ngjarë të zhvillohet të shtunën.