Sindikata e Punonjësve të Kulturës proteston për shkak të vonesës së pagave

22.04.2025 14:09

Vonesat në shlyerjen e pagave, udhëzime të paqarta...

Vonesat në shlyerjen e pagave, udhëzime të paqarta për përllogaritjen e pagave nga ana ministrisë, si dhe mosrespektimi i marrëveshjeve kolektive ishin shkak i protestave të punëtorëve të kulturës para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Rreth 3.000 të punësuar kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të problemeve me shlyerjen e pagave dhe respektimin e marrëveshjeve kolektive dhe thonë se janë në fund të durimit. 

“Kërkojmë që të respektohen marrëveshjet kolektive dhe ligjet.  Kërkojmë kushte të denja për punë dhe respekt të denjë ndaj nesh që punojmë në kulturë. Kërkojmë udhëheqje të denjë të institucioneve kulturore, të liruar nga kontrolli partiak. Njëherit kërkojmë strategji të qartë për zhvillimin e kulturës dhe një ligj të ri për kulturën, i cili do të përpilohet në bashkëpunim me të punësuarit në kulturë dhe kërkojmë avancime adekuate dhe valorizim të titujve profesional të të punësuarve.”, - deklaroi kryetarja e Sindikatës së Punëtorëve të Kulturës së Maqedonisë (SPKM), Vera Atanasovska.

“Ne jemi sot këtu, jo sepse duam, por sepse e kemi të patjetërsueshme, sepse kjo çmenduri vazhdon për shumë kohë tanimë dhe çdo vit në mars dhe prill na sjell përsëri këtu në prag të durimit dhe dinjitetit. Grupi prej vetëm pesë super heronjve, të cilët me krenari e quajnë vetën ministra nuk zhgënjejnë as këtë vit. Ata luftuan me trimëri për të ruajtur një traditë specifike, e ajo është tradita e protestave në prill nga punonjësit e kulturës.”, - theksoi Elmir Sejfullai.

Protestat e Punonjësve të Kulturës i mbështet edhe LSM-ja, ku kryetari i saj, Sllobodan Trendafilov, i bëri thirrje urgjente ministrit të Kulturës, Zoran Lutkov, që sot t’i shlyejë pagat.

“Mua më vjen keq që deri dje ministri i Kulturës ka qëndruar krah për krah me ju si punëtorë, e sot si ministër me 79% rritje të pagës së tij po lufton kundër pagave tuaja të parashikuara me marrëveshjet kolektive, që personalisht mendoj se është e turpshme. Andaj të mos hidhërohen me ne, sepse që vitin e kaluar thamë se kë do të kapim sot, ai do të duhet të paguajë. Sot e kapëm ministrin e Kulturës, që të paguajë. Më fal Zoki, ishte më se morale! Të punësuarit presin që sot të marrin pagat e tyre. Nëse nuk e bëni ju, atëherë do ta bëj ndonjë ministër i ardhshëm i kulturës.”, - u shpreh kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov.

Gjatë protestës, të punësuarit në sektorin e kulturës morën përgjigje nga shërbimet e Ministrisë së Kulturës, se janë dhënë udhëzime të reja, sa i përket përllogaritjes së pagave të tyre, jo në përputhje me marrëveshjet kolektive, por përmes një metodologjie tjetër të përllogaritjes së atyre 10% të rritjes së pagave në pajtueshmëri me marrëveshjen e përgjithshme kolektive.

Por, kjo gjë ende nuk dihet nëse do të pranohet ose refuzohet nga të punësuarit. (Rexhep Qamili, TVM2)