Rama, thirrje pensionistëve: Votoni për një Shqipëri evropiane
Kryesocialisti Edi Rama premtoi para pensionistëve të Gjirokastrës...

Kryesocialisti Edi Rama premtoi para pensionistëve të Gjirokastrës trajtim më dinjitoz të tyre dhe u bëri thirrje të votojnë për një Shqipëri evropiane. Sipas tij, kush shkon pas Berishës, zgjedh humnerën.
“Kemi shtuar 300 mijë kontributorë të tjerë, që të kemi një pension minimal 200 euro. Kush ju thotë të tjera ka dy arsye: rruga drejt humnerës ose nuk e kanë problem humnerën ose nuk dinë çfarë flasin.”, - deklaroi kryetari i PS-së, Edi Rama.
Në takimin e radhës elektoral, kreu socialist tha se negociatat janë një proces në zhvillim pozitiv, pavarësisht akuzave nga opozita.
“Këta që duan bufin e kënetës janë në rregull. Të gjithë në BE që na vlerësojnë janë çmendur. Mjerë kush harxhon kohën me ta! Po Mali i Zi, pse s’është në BE, apo e kam penguar unë?! Po Serbia, pse s’është në BE?! Po RMV-ja, që ndërroi dhe emër?!”, - theksoi kryetari i PS-së, Edi Rama.
Nga ana tjetër, kreu i aleancës opozitare, Sali Berisha, e akuzoi kreun e Qeverisë për gjuhën bullizuese që po përdor dhe tha se Rama ka frikë nga humbja.
Partitë politike janë përqendruar kryesisht në premtimin për rritje pagash e pensionesh pas zgjedhjeve të 11 majit. Veçanërisht Partia Socialiste ka si ofertë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. (Luljeta Ndoka, TVM2)
