Maqedoni
Vjedhje në shtëpinë e Bytyqit, kasafortë me ar, para dhe orë
22.04.2025 17:07
Është kryer një vjedhje në shtëpinë e deputetit dhe ish-nënkryetarit të LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në lagjen Butel të Shkupit....

Është kryer një vjedhje në shtëpinë e deputetit dhe ish-nënkryetarit të LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në lagjen Butel të Shkupit. Ish-zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike ka konfirmuar për TVM se ka raportuar në polici se autorë të panjohur në orët e para të mëngjesit kanë marrë një kasafortë me ar, para dhe orë dore me vlerë rreth 50 mijë euro. Në shtëpinë e tij u futën me forcë dhe mjete të përshtatshme, si dhe iu morën paratë dhe sende të tjera me vlerë, madje edhe dokumentet që përmbanin informacione konfidenciale. Ngjarja është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme. Ata thonë se po merren masa për kapjen e autorit apo autorëve.
“Më datë 21.04.2025 në ora 11:40 në SPB - Shkup, F.B. (49) nga Shkupi ka raportuar se në periudhën nga ora 07:30 e datës 18.04.2025 deri në ora 03:00 e datës 21.04.2025 me përdorimin e forcës dhe mjeteve përkatëse është hyrë në shtëpinë e tij në lagjen Butel në Shkup dhe janë marrë para dhe sende të tjera, po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Bytyqi nuk ka dashur të ndajë më shumë informacione, vetëm shkurt është përgjigjur se pret që autoritetet të bëjnë punën e tyre dhe t'i kapin hajnat.
