Maqedoni

Parashikimi i motit

23.04.2025 08:53

Dita e sotme nis me diell dhe vranësira mesatare....

Dita e sotme nis me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite do të mbajë mot pjesërisht i vranët, në shumë vende jostabile me reshje të dendura shiu dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie me reshje të dendura më të bollshme, shtrëngata, erëra të forta dhe breshër të izoluar.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 11°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 19 deri në 26°C. 
 
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme, me vranësira të paqëndrueshme në pjesë të luginës pasdite me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.
 
Temperatura minimale do të ulet në 9°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 26°C.