Maqedoni

Seancë e re për vrasjen e rëndë të të miturës Vanja Gjorçevska dhe pensionistit Pançe Zhezovski

23.04.2025 09:11

Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot në Gjykatën themelore penale Shkup..

Në Gjykatën Penale të Shkupit është caktuar seancë e re për vrasjen e rëndë të të miturës Vanja Gjorçevska dhe pensionistit Pançe Zhezovski. Në pyetjet e Prokurorisë pritet të përgjigjet i akuzuari i parë, Ljupço Palevski.
 
Seanca e kaluar u anulua për shkak të mungesës së avokatit të Palevskit, Jovica Strashevski, i cili mungesën e tij e arsyetoi për arsye shëndetësore. Gjykatësi Stefanovski tha se nëse Strashevski nuk paraqitet në gjykimin e radhës, gjykata do t'i caktojë avokat sipas detyrës zyrtare. Kur iu bë pyetje nga avokati i tij, Palevski u deklarua i pafajshëm për vrasjen e Vanjës dhe Pançes dhe se nuk kishte as motive dhe as arsye.
 
Paraprakisht kanë dëshmuar Velibor Manev, Vlatko Keshishev, Bore Videvski dhe Aleksandar Gjorçevski. Manev tha se Palevski i ka kryer të dyja vrasjet, ndërsa Keshishev ka dëshmuar se e ka parë Palçon duke mbajtur armë gjatë vrasjes së Vanjës, ndërsa Zhezhovski nuk ka qenë as në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur akti.