Botë

Besimtarë nga e gjithë bota në Vatikan, bëhen homazhe ndaj Papa Françeskut

23.04.2025 09:45

Besimtarët nga e tërë bota sot, nesër dhe pasnesër do të mund të nderojnë trupin e papës së ndjerë deri në mesnatë...

Besimtarët nga e tërë bota  sot, nesër dhe pasnesër do të mund të nderojnë trupin e papës së ndjerë deri në mesnatë, trupi i të cilit do të jetë në Bazilikën e Shën Pjetrit. Të premten do të lejohet prania e besimtarëve katolikë në kishë deri në orën 19:00.

Të shtunën, menjëherë pas funeralit, trupi i papës argjentinas do të varroset në kishën e Santa Maria Magiore, pranë stacionit qendror të trenit të Romës, në përputhje me dëshirën e shprehur nga vetë papa në testamentin e tij. Duhet theksuar se shumë besimtarë që ndodheshin në sheshin e Shën Pjetrit, duke folur para gazetarëve shprehën dëshirën që procesi i kanonizimit të Françeskut të nisë sa më shpejt, siç kishte ndodhur, pra pas vdekjes së Gjon Palit II, pikërisht njëzet vjet më parë.