Ekonomi
Parashikimi i FMN-së: RMV-ja do të ketë rritje të ekonomisë për 3.2%
23.04.2025 11:11
Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit parashikon rritje prej 3.2 për qind të ekonomisë së Maqedonisë për këtë vit dhe vitin 2026...

Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit parashikon rritje prej 3.2 për qind të ekonomisë së Maqedonisë për këtë vit dhe vitin 2026.
Norma e inflacionit, sipas FMN-së, këtë vit do të jetë 3.4 për qind dhe vitin e ardhshëm 2.2 për qind. Në rajonin e Serbisë është parashikuar rritje prej 3.5 për qind, Shqipërisë 3.8 për qind, Kosovës 4 për qind, Malit të Zi 3.2 për qind dhe BeH-së 2.8 për qind. FMN-ja në raportin e tij të fundit uli parashikimet e rritjes ekonomike për vitin 2025, duke vënë në dukje se rritja e tarifave dhe pasiguria e përgjithshme do të çojnë në një “ngadalësim të ndjeshëm”.
Parashikimi i fundit global thotë se ekonomia botërore do të rritet për 2.8 për qind këtë vit, që është më pak se vlerësimi i mëparshëm prej 3.3 për qind.
