Rajon

Kuvendi i Kosovës, seanca konstituive vazhdon të premten

23.04.2025 11:31

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës....

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës. Por, seanca e sotme  për votimin e kandidates Albulena Haxhiu për kryeparlamentare është shtyrë për të premten. Këtë e ka bërë të ditur udhëheqësi i seancës, Avni Dehari.
 
Ai ka deklaruar se seanca do të zhvillohet më 25 prill, duke filluar nga ora 10:00. Ndryshe, edhe në tentativën e pestë, kandidatja Albulena Haxhiu nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur si kryetare e Kuvendit të Kosovës. Ajo edhe në përpjekjen e pestë mori 57 vota pro, 46 kundër dhe tri abstenime. Haxhiut i nevojiten 61 vota total për zgjedhjen në post.