Maqedoni
Fetai: ASh është në Qeveri, s’ka plan për ndryshim të pozicioneve tona
23.04.2025 11:59
Fetai theksoi se për momentin mbeten pjesë e Qeverisë....

Zëvendëskryeministri për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai nga radhët e ASh-së së Taravarit, theksoi se për momentin mbeten pjesë e Qeverisë dhe se puna në ekzekutiv vazhdon në mënyrë normale. Fetai konfirmoi se kryeministri Hristijan Mickoski do të ketë takim veçmas me partnerët e koalicionit, respektivisht me ASh-në, VLEN-in dhe Lëvizjen “E di”.
“Aleanca për Shqiptarët është në qeveri, nuk ka asnjë plan për lëshim të pozicioneve tona në qeveri, vazhdojmë me punë në baza ditore sikur nuk ka ndryshuar asgjë.”, tha Fetai.
