Botë

Turqi, tërmet në Stamboll prej 6.2 ballësh

23.04.2025 12:50

Stambolli u trondit paraditen e sotme nga tërmete të njëpasnjëshme, pas atij me magnitudë 6.2 ballësh....

Një tërmet prej 6.2 ballësh ka goditur Detin Marmara, afër Stambollit, duke dridhur tërë qytetin.
 
Ende nuk ka raportime për të lënduar apo dëme, por zyrtarët nga Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive në Turqi, thanë se tërmeti i fuqishëm u pasua me tetë tërmete të tjera. Tërmeti i parë ndodhi në orën 12:49, sipas kohës lokale, me epiqendrën në thellësi prej 6.92 kilometrash nën det. Epiqendra e tërmetit gjendet në jug të qytetit të Stambollit, thanë nga Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive.
 
Tërmeti u pasua nga tetë pasgoditje me shkallë të ndryshme, duke u nisur nga 3.5 deri në 5.9 shkallë të Rihterit. Si pasojë e dridhjeve të tokës, rrugët e Stambollit u mbushën me njerëz që dolën nga ndërtesat. Pas tërmetit, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha se “po vëzhgoj nga afër zhvillimet”.