Maqedoni

Ambasadorët i dhanë vërejtjet e tyre, Bejli: Jemi të shqetësuar për situatën

11.05.2015 21:49

Diplomatet e huaj gjate takimit me kryeministrin Nikolla Gruevski shprehen shqetesimin e tyre per situaten momentale ne Maqedoni duke denuar ashpër dhunën...

Ambasadori amerikan Bejli  në deklaraten e dhënë pas takimit ne emër të të gjithë ambasadoreve  të tjerë, dënoi ashpër dhunën dhe bëri thirrje për përmbajtje, durim dhe qetësi gjatë tubimeve qytetare duke iu referuar protestave të përditshme. Duke përcjellur ngushëllimet për policët e rënë gjatë përleshjeve, Bejli theksoi se ai dhe kolegët nga shtetet e tjera janë të gatshëm për ofrim të ndihmës për qytetarët e Kumanovës.   
 
“Ne vazhdojmë ti përkrahim fuqishëm  vlerat fundamentale dhe demokratike të qytetareve, gjatë tubimeve, protestave të qeta , dhe apelojme deri tek të gjitha palet të permbahen nga dhuna. Edhe pse protestat janë e drejtë demokratike e çdo qytetari , por menjanimi i akteve të dhunës qoft ndaj policëve apo demonstruesve eshte i patjetërsueshëm”, ka thënë ambasadori amerikan Xhes Bejli. 
 
Ambasadorët  përshendesin nismën  e presidentit të shtetit për takime me lideret e të gjitha partive politike  të cilat mund te kontribuojne ne zgjidhjen e ngercit politik ne vend. Ambasadori Bejli kërkoi nga Qeveria te jetë me e perkushtuar ne zbardhjen e rastit  te lidhur me aferën e përgjimeve, sepse në të kundërtën e gjithë situata mund të ndikojë negativisht në rrugën integruese të vendit. 
 
“Shprehim brengosje  për mungesën e perparimit në drejtim të shume akuzave për sjellje të pushtetit të cilat burojne nga bisedat e përgjuara telefonike. Mos marrja në kohe e masave shkakton dyshim në drejtim të perkushtimit të Qeverise drejt  principeve dhe vlerave demokratike të një shoqerie euroatlantike”, ka thënë më tej ambasadori Bejli.  
 
Ai tha se takimi me kreun e ekzekutivit, ka qenë i caktuar qysh javen e kaluar. Paralajmeroi se grupi i ambasadoreve do të realizojnë takim edhe me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe liderin LSDM-së Zoran Zaev, me c`rast do t`ju percillen mesazhet e njejta. 
 
REXHEP QAMILI