Ahmeti takon Ambasadorët e SHBA-së, BE-së, Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë

12.05.2015 09:54

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në një takim të përbashkët në orën 12:30, do të bashkëbisedojë me ambasadorin amerikan Xhes Bejli, ambasadorin britanik Çarls Garet, ambasadoren e Francës Lorens Oer, ambasadoren e Gjermanisë Kristine Altauzer, ambasadorin italian Masimo Beleli dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian Aivo Orav...

Ahmeti me ambasadorët do të bisedojë për situatën e sigurisë dhe krizën politike.

Ambasadorët e Quint-it, shumica anëtarë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, bashkë me Ambasadorin e BE-së, mbrëmë takuan kryeministrin Gruevski dhe paralajmëruan që do tē takojnë edhe Ali Ahmetin dhe Zoran Zaevin.