Aksion i madh policor, 49 persona dyshohen për dëmtim të Fondit Shëndetësor
Në disa lokacione në mbarë vendin...

Në disa lokacione në mbarë vendin, Ministria e Punëve të Brendshme ka zhvilluar një aksion nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Sipas informacioneve nga Prokuroria Publike dhe MPB, ekziston dyshimi i bazuar se janë kryer disa vepra penale me të cilat është shkaktuar dëm në Fondin Shëndetësor.
“MPB në koordinim me Prokurorinë Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit po zhvillon aksion në disa lokacione në vend. Bëhet fjalë për dyshim të bazuar për kryerjen e më tepër veprave penale, me çka është dëmtuar Fondi Shëndetësor.”, - theksoi Goce Andreevski nga MPB.
49 persona dyshohen për mashtrime shumëvjeçare në sistemin e ndarjes së ndihmës për përkujdesje të huaj dhe pensioneve të invaliditetit, në një aksion të madh policor që po zhvillohet që nga mëngjesi në disa qytete të Maqedonisë. Mësohet se në mesin e të ndaluarve ka mjekë, anëtarë të komisionit të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, avokatë, ekspertë dhe një drejtor të një zyre konsulente. (Florije Kamberi, TVM2)
