Akademi solmne për Ditën e Evropës
12.05.2015 09:52
Akademi solemne me rastrin e Ditës së Evropës 2015, do të mbahet sonte në Qendrën rinore kulturore në Shkup në organizim të Lëvizjes Evropiane në Republikën e Maqedonisë...

Manifestimi është nën patronazhin e ministres së Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska, e cila duhet të mbajë fjalim para të pranishmëve, ndërsa janë paralajmëruar fjalime përshëndetëse edhe nga kryetarja e (LERM), Mileva Gjurovska dhe ambasadorit të BE-së në Maqedoni Aivo Orav.
Në solemnitet mes të tjerash, do t'i ndahet çmimi i Personalitetit evropian për vitin 2014, akademikut të artit figurativ, Jovan Balov.
Janë ftuar edhe përfaqësues të Qeverisë nga delegacioni i BE-së në RM, përfaqësitë diplomatike, anëtarët e lëvizjes evropiane dhe mysafirë të tjerë.
